GJKKO shtyn vendimin për grupin e dytë të dosjes “Veliaj”, kërkohet kohë për shqyrtimin

GJKKO shtyn vendimin për grupin e dytë të dosjes “Veliaj”, kërkohet kohë për shqyrtimin

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të shtyjë për ditën e nesërme shpalljen e vendimit për biznesmenin Elman Abule dhe personat e tjerë të përfshirë në fraksionin e dosjes që lidhet me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Shtyrja është argumentuar me nevojën e trupit gjykues për të pasur më shumë kohë në dispozicion për shqyrtimin e kundërshtimeve dhe prapësimeve me shkrim të depozituara nga të pandehurit dhe mbrojtësit ligjorë të tyre. Shpallja e vendimit, e cila ishte planifikuar për këtë të mërkurë, është caktuar për nesër, më 26 nëntor, në orën 15:30. Ndërkohë, biznesmeni Elman Abule, i cili ndodhet në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, ishte paraqitur gjatë ditës së sotme në ambientet e GJKKO-së, në pritje të vendimit...