‘Gjithçka nën kontroll!’ Himara dhe Fieri u përvëluan gjithë natën, Rama nga Facebook shpall fitoren mbi zjarret

‘Gjithçka nën kontroll!’ Himara dhe Fieri u përvëluan gjithë natën, Rama nga Facebook shpall fitoren mbi zjarret

Ndërsa Himara dhe Fieri kanë kaluar një natë të vështirë për shkak të zjarreve, Edi Rama ka zgjedhur të komunikojë me qytetarët përmes një postimi në rrjetet sociale, duke deklaruar se situata tashmë është “nën kontroll” dhe se nuk ka rrezik për banorët apo zonat e banuara. Në postimin e tij, Rama shkruan se “Himara dhe Fieri kaloi një natë shumë të vështirë mbrëmë”, ndërsa më pas njofton se strukturat përgjegjëse vijojnë punën në terren për monitorimin e situatës dhe evidentimin e dëmeve. “Himara dhe Fieri kaloi një natë shumë të vështirë mbrëmë Aktualisht situata është nën kontroll dhe nuk ka rrezik për banorët apo zonat e banuara. Strukturat përgjegjëse vijojnë punën në terren për monitorimin e situatës dhe evidentimin e dëmeve🚒 Bashkitë do të...