Gjirokastër/ Zjarr në vendgrumbullimin e mbeturinave në Libohovë

Gjirokastër/ Zjarr në vendgrumbullimin e mbeturinave në Libohovë

Një zjarr është përhapur ditën e sotme në vendgrumbullimin e mbeturinave në qytetin e Libohovës, duke krijuar një situatë shqetësuese për banorët e zonës. Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme, ndërsa tymi po përhapet drejt zonës së banuar, duke ndotur ajrin dhe rrezikuar shëndetin e qytetarëve. Në vendngjarje ndodhen forca të shumta zjarrfikëse nga Gjirokastra dhe Libohova, si dhe efektivë të Policisë së Shtetit. Operacionit për shuarjen e flakëve i është bashkuar edhe kryetari i Bashkisë Libohovë, Leonard Hide, i cili po ndjek nga afër situatën. Sipas të dhënave në terren, zjarri dyshohet të jetë i qëllimshëm. Autoritetet po punojnë për zbardhjen...
Burimi: Gijotina.com