Gjirokastër/ Makina shpërtheu në ecje, shoferi e pasagjeri në gjëndje të rëndë, dyshohet
Dy të plagosurit nga shpërthimi i makinës në ecje mbrëmjen e sotme në lagjen ’18 shtatori’ në Gjirokastër pritet të nisen drejt Tiranës. Mësohet se gjëndja shëndetësore e Rigers Mela dhe Beqir Devolli është e rëndë. Dyshohet paraprakisht se shpërthimi mund të jetë shkaktuar nga vendosja e një sasie lënde plasëse në automjet. Shpërthimi ndodhi rreth orës 22:00 në bulevardin ’18 shtatori’, ndërsa makina ishte në ecje dhe më pas u përplas me trafikndarësen Makina drejtohej nga Beqir Devolli. Të dy të plagosurit u transportuan në reanimacionin e spitalit të Gjirokastrës në gjëndje të rëndë shëndetësore dhe pritet që të mbërrijnë në Tiranë. Në fillim u dyshua se mund të kishte qenë shpërthimi i impiantit të gazit por më pas u mësua se makina rezultoi...
Burimi:
syri.net