Gjirokastër/ Humb jetën Beqir Devolli, 47 vjeç, pas shpërthimit të Benzit
Ka humbur jetën Beqir Devolli, 47 vjeç, drejtuesi i automjetit tip “Benz” që shpërtheu në ecje mbrëmjen e së shtunës në Gjirokastër. Devolli mbeti i plagosur rëndë nga shpërthimi i automjetit në bulevardin “18 Shtatori”, përpara Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, rreth orës 22:00. LEXO EDHE: Gjirokastër/ Makina shpërtheu në ecje, shoferi e pasagjeri në gjëndje të rëndë Ndërkohë, Rigers Mela, i cili mbeti gjithashtu i plagosur në ngjarje, raportohet se është jashtë rrezikut për jetën. Dyshimet paraprake janë se shpërthimi i automjetit mund të jetë shkaktuar nga vendosja e një sasie lënde plasëse. Hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes vijojnë.
Burimi:
syri.net