Gjiri Persik në flakë, Irani bombardon me raketa bazat ushtarake amerikane në Bahrein, Irak dhe Jordani!
Një përshkallëzim i ri është regjistrohet në Lindjen e Mesme, teksa forcat e armatosura iraniane dhe Garda Revolucionare kanë njoftuar sulme ndaj instalimeve ushtarake amerikane në Bahrein, Irak dhe Jordani, duke përdorur raketa balistike dhe dronë. Në të njëjtën kohë, sistemet e mbrojtjes ajrore u aktivizuan në Kuvajt dhe Bahrein, ndërsa SHBA-të kishin nisur më parë një valë të re sulmesh kundër Iranit. Sipas agjencisë shtetërore iraniane të lajmeve Tasnim, forcat e armatosura iraniane sulmuan Bazën Ajrore Amerikane Sheikh Issa në Bahrein. “Ushtria e Republikës Islamike të Iranit shënjestroi, për disa orë, instalimet e radarëve dhe pikat e grumbullimit të forcave tokësore amerikane në Bazën Ajrore Sheikh Issa në Bahrein”, raportoi agjencia. Sirenat e alarmit u ndezën në vend, teksa autoritetet iu bënin thirrje qytetarëve...
Burimi:
javanews.al