Gjinushi vizitë inspektuese në fondet arkeologjike të Durrësit

Gjinushi vizitë inspektuese në fondet arkeologjike të Durrësit

Muzeu Arkeologjik në Durrës u mbyll në vitin 2022, por puna po vijon ende për restaurimin e tij. Pas përfundimit të restaurimit në këtë muze pritet që të ekspozohen edhe objektet arkeologjike. Akademik Skënder Gjinushi, kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, zhvilloi më 26 qershor një vizitë inspektuese në fondet arkeologjike të Durrësit, në kuadër të monitorimit të punimeve për transferimin dhe sistemimin e fondit arkeologjik të Institutit të Arkeologjisë në Durrës. ASH shprehet se vizita u përqendrua në procesin teknik të zhvendosjes së materialit arkeologjik nga godina e mëparshme, e cila aktualisht do t’i nënshtrohet një rikualifikimi tërësor...
Burimi: Sot.com.al