Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Gjin Gjoni: PS mban njerëz të armatosur, SPAK t’i përgjojë
Kandidati i PD-së në qarkun e Lezhës, Gjin Gjoni akuzon zyrtarë të Partisë Socialiste, duke thënë se po përpiqen me të gjitha mjetet për të intimiduar votuesit apo edhe për të blerë vota për zgjedhjet e 11 majit. Në lidhje me incidentin ku u përfshinë nënkryetari i Bashkisë së Lezhës, kreu i OSHEE, ai dhe kandidati Ndreca, Gjoni u shpreh se me ta në makinë ishte dhe një personazh me precedentë të theksuar kriminalë dhe i armatosur. “Problemi është në orët e vona nga drejtues vendorë dhe qendrore apo drejtorë që drejtojnë drejtori rajonale. Natën, punonjës të bashkësi, nënkryetari me një makinë me targa të huaja, me një person të dalë nga burgu me armatim që arriti të largohej, ishte në banesat e qytetarëve në...