Gjiknuri takim me ndërtues dhe sipërmarrës në Sarandë: Ndërtimi e turizmi, në vëmendjen e PS-së

Gjiknuri takim me ndërtues dhe sipërmarrës në Sarandë: Ndërtimi e turizmi, në vëmendjen e PS-së

Damian Gjiknuri, drejtues politik i Partisë Socialiste për qarkun e Vlorës, zhvilloi një takim me ndërtues dhe sipërmarrës të suksesshëm në qytetin e Sarandës. Në qendër të bisedës ishin dy sektorë kyç për zhvillimin ekonomik të zonës: ndërtimi dhe turizmi. Takimi është pjesë e fushatës për zgjedhjet dhe synon të forcojë bashkëpunimin me aktorët ekonomikë lokalë për të çuar përpara projekte zhvillimore në zonën bregdetare. Postimi i Damian Gjiknurit: Me një grup ndërtuesish, sipërmarrës të suksesshëm në qytetin e Sarandës. Falë zhvillimit që ka marrë qyteti, ndërtimi dhe turizmi janë dy sektorë tepër të rëndësishëm që prodhojnë ekonomi për Sarandën...
Burimi: Kohajone.com