Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Gjiknuri: Në Vlorë u riktheva pas një periudhe shkëputjeje, dhe kjo e bëri më të vështirë
Damian Gjiknuri i cili ishte në listën e hapur të PS-së në qarkun Vlorë, thotë se kandidimi i tij në Vlorë ishte një eksperiment politik nga ana e kryeministrit Edi Rama, që sipas tij dha rezultat pozitiv. Gjiknuri pranoi se gara ishte e vështirë, por theksoi se kontributi i tij ndikoi në marrjen e mandatit të nëntë për Partinë Socialiste në këtë qark. ”Ishte një përvojë politike dhe rezultati u dha”, u shpreh Gjiknuri, duke komentuar vendimin e kryeministrit për ta dërguar në një zonë ku ai kishte qenë i shkëputur për katër vite. I pyetur se si do të ishte gara e tij nëse do të kandidonte në Tiranë, Gjiknuri tha se Tirana ka hapësirë më të madhe dhe është më konkurruese. ”Në Vlorë...