“Gjetëm 14 zarfe të dyshimta”, PD nis me ankesat: Të pezullohet printimi i votës së diasporës!

“Gjetëm 14 zarfe të dyshimta”, PD nis me ankesat: Të pezullohet printimi i votës së diasporës!

Partia Demokratike hedh dyshime për manipulimin e procesit të votës së diasporës. Përfaqësuesi ligjor i PD  i ka drejtuar një kërkesë zyrtare kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, për pezullimin e menjëhershëm të procesit të printimit të dokumentacionit për votuesit nga diaspora. Si dhe i kërkon KQZ mbledhje urgjente në orën  11:30. Sipas PD-së, gjatë përgatitjes së dokumentacionit janë konstatuar parregullsi të rënda, të cilat mund të cënojnë integritetin e procesit. Vëzhguesit e PD kanë raportuar se në disa raste është printuar dy herë label-i i adresës për të njëjtin zgjedhës, çka nënkupton mundësinë që një person të marrë dy zarfe me fletë votimi. Deri më tani janë identifikuar 14 raste të tilla, por ekziston mundësia që numri i tyre të jetë më i madh....