Gjermania ul taksën e karburanteve dhe përgatit tavan çmimesh, paketa e ndihmës për qytetarë arrin 2.5 miliardë euro

Gjermania ul taksën e karburanteve dhe përgatit tavan çmimesh, paketa e ndihmës për qytetarë arrin 2.5 miliardë euro

Qeveria gjermane ka vendosur të ulë taksën energjetike për benzinën dhe naftën, ndërsa po përgatit edhe një mekanizëm për vendosjen e një tavani për çmimet e karburanteve, me synim përballimin e rritjes së kostove të shkaktuar nga kriza energjetike dhe zhvillimet e tensionuara në Lindjen e Mesme. Paketa e mbështetjes për qytetarët dhe bizneset pritet të arrijë në 2.5 miliardë euro. Qeveria federale gjermane njoftoi se nga 1 tetori deri në fund të vitit do të ulë taksën energjetike për benzinën dhe naftën me 14 cent për litër. Me përfshirjen e TVSH-së, ulja që pritet të reflektohet në çmimin përfundimtar të paguar nga konsumatorët do të jetë rreth 17 cent për litër. Sipas njoftimit të qeverisë, lehtësimi i përgjithshëm për qytetarët dhe bizneset llogaritet në...