Gjermania rrit presionin ndaj Izraelit, Merz kërkon nga Netanyahu që të ndalë luftën: Furnizo popullin e Gazës me ndihma

Gjermania rrit presionin ndaj Izraelit, Merz kërkon nga Netanyahu që të ndalë luftën: Furnizo popullin e Gazës me ndihma

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, i ka bërë thirrje kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu që të veprojë menjëherë për të ndihmuar civilët e uritur në Rripin e Gazës, gjatë një bisede telefonike mes tyre të zhvilluar sot. Në një deklaratë zyrtare të qeverisë gjermane thuhet se Merz ka shprehur shqetësim të thellë për situatën katastrofike humanitare në territorin palestinez të rrethuar nga konflikti. “Ai i bëri thirrje Kryeministrit Netanyahu që të bëjë gjithçka është në fuqinë e tij për të arritur një armëpushim të menjëhershëm. Po ashtu, e shtyu të sigurojë ndihmë humanitare urgjente për popullsinë civile të uritur në Gaza,”...