Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Gjermania ka nevojë për forca pune në ndërtim
👁9949
Bota E Premte, 18 Prill 2025 09:12 Industria e ndërtimit në Gjermani kritikon marrëveshjen e koalicionit ndërmjet CDU/CSU dhe SPD lidhur me përgjysmimin e kontigjentit të forcave të punës nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Vendimi, për ta përgjysmuar kontigjentin e forcave të punës nga rajoni i Ballkanit Perëndimor është “befasues dhe i dëmshëm për degën e ndërtimit”, tha Tim-Oliver Müller, drejtor i përgjithshëm i Shoqatës qendrore të Industrisë gjermane të Ndërtimit gazetave “Stuttgarter Zeitung” dhe “Stuttgarter Nachrichten” (17.04.2025). Ai iu referua projekteve të planifikuara për infrastrukturën, “që parashikojnë nevoja në rritje për forca pune”. Një pjesë e konsiderueshme e të...