Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Gjermani, Olaf Scholz largohet si kancelar
👁13522
Pas 1245 ditësh në detyrë, Olaf Scholz largohet nga posti i kancelarit të Gjermanisë. Në një ceremoni solemne ushtarake të Bundeswehr-it, të quajtur “Großer Zapfenstreich”, politikani socialdemokrat u nderua për shërbimin e tij si kreu i qeverisë. “Të mos harrojmë fuqinë që ka Gjermania kur qëndron e bashkuar”, kujtoi Scholz në fjalën e tij dhe shtoi: “Ishte dhe mbetet nderi i jetës sime që shërbeva si kancelar i kësaj Gjermanie”. Ai theksoi rëndësinë e sjelljes civile mes demokratëve dhe ruajtjen e respektit në politikë si vlerë që duhet mbrojtur. “Demokracia nuk do të thotë që të gjithë të kemi të njëjtin mendim, por...