Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Gjenocidi i Srebrenicës, Marta Kos: Plagë e thellë në historinë europiane!
Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos, ka përkujtuar viktimat e gjenocidit të Srebrenicës, në 30-vjetorin e masakrës që tronditi Ballkanin dhe gjithë botën. “Srebrenica mbetet një plagë e thellë në historinë europiane,” shkroi Kos në një deklaratë publike, duke shtuar se ndihej “e prekur dhe e nderuar” që mori pjesë në ceremoninë përkujtimore për të nderuar viktimat dhe për të ndarë dhimbjen me familjarët e tyre. “Të mbrojmë gjithmonë të drejtat që atyre iu mohuan, është mënyra më e mirë për të nderuar kujtimin e tyre”, theksoi zyrtarja e lartë e BE-së. Masakra e Srebrenicës, e njohur gjerësisht...