Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Gjendet pas 7 ditësh trupi i të riut që u zu nga dheu teksa punonte me fadromë në Klos
👁3559
Është gjetur pas 7 ditësh trupi i pajetë i 29 vjeçarit që u zu poshtë nga masivi i madh i mineralit të kromit dhe inerteve teksa po punonte me eskavator në fabrikën e pasurimit Qafë Burrel, e cila menaxhohej nga një kompani Kineze. Shembja e masivit zuri poshtë 29-vjeçarin Ardit Beshiri teksa po punonte me fadromë. Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, Policia e Komisariatit të Matit arrestoi drejtuesin teknik të kësaj firme për shkelje të rregullave të sigurimit teknik në punë. Top Channel