Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Gjendet një person i pajetë në Tiranë, policia zbardh detajet e para
👁2851
Një person është gjetur i pajetë mesditën e sotme në Tiranë. Sipas njoftimit të policisë, bëhet me dije se qytetari është konstatuar pa shenja jete në zonën e Alliasit. Po ashtu, blutë njoftojnë se nga këqyrja paraprake e trupit nuk konstatohen shenja dhune. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës dhe identifikimin e tij. Njoftimi i policisë: “Rreth orës 13:20, në rrugën “Njazi Meka” është konstatuar pa shenja jete një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 60 vjeç. Nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune.”