Gjendet një person i pajetë në Alipostivan, dyshimet e para

Gjendet një person i pajetë në Alipostivan, dyshimet e para

POLICIA E SHTETIT Më datë 22.07.2025 është gjetur pa shenja jete, në zonën e pyllëzuar të fshatit Alipostivan, shtetasi G. H., 59 vjeç. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se e ka humbur jetën si pasojë e vetëplagosjes aksidentale, në këmbë, me armën e gjahut artizanale që përdorte për gjueti. Në drejtimin e Prokurorisë, një grup i posaçëm hetimor po punon për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit.