Burimi:
AgroWeb.org

Gjendet në Shqipëri – Bima që Pastron Tokën Nga Metali i Dëmshëm
👁11730
Shqipëria është një nga vendet me prodhimin më të lartë të disa metaleve në Evropë por edhe me sasinë më të larmishme të bimëve mjekësore. Së fundmi, vendi ynë është përzgjedhur krahas vendeve si Greqia, Spanja dhe Austria në implementimin e një projekti të quajtur Life Agromine. Ky projekt synon mbjelljen e bimëve me aftësi të larta përthithëse të mineraleve të nëntokës. Një prej këtyre bimëve quhet “Alyssum murale”, ose në shqip “Sericë Muresh”. Bima Pastruese e Tokave Djerrë Bima hiper akumulatore Alyssum Murale e ka origjinën në vendet e Ballkanit. Ajo është tejet e përhapur në tokat e mineralizuara...