Gjendet i vdekur ish-ministri rus/ Ngjarja, disa orë pasi u shkarkua nga presidenti Putin

Gjendet i vdekur ish-ministri rus/ Ngjarja, disa orë pasi u shkarkua nga presidenti Putin

Është gjetur i pajetë ish-ministri rus i transportit, Roman Starovoit. Sipas raportimeve nga mediat ndërkombëtare, ai është gjetur i pajetë, vetëm disa orë pasi u shkarkua nga presidenti Vladimir Putin. Ai është gjetur brenda një makine nga një plagë e shkaktuar nga arma e zjarrit. Dyshimet janë për vetëvrasje, ndërsa hetimet janë ende në vijim për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.
Burimi: Javanews.al