Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Gjendet i pajetë 29-vjeçari në Astir, në makinën e parkuar poshtë pallatit ku jetonte
Me datë 16.07.2025, në Astir, në parkimin e pallatit ku banonte, është konstatuar nga familjarët, brenda automjetit të tij, pa shenja jete, shtetasi Enea Dine, rreth 29 vjeç. Sipas informacioneve, 29 vjeçari ka shkuar me automjet mbrëmë rreth orës 11:00 të darkës tek parkimi i pallatit. Nga këqyrja e jashtme paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për përcaktimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës. gijotina.com/