Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Gjenden dhe asgjësohen 3679 bimë kanabisi në Shkodër, procedohet inxhinieri i pyjeve
Janë gjetur dhe asgjësuar 3679 bimë të dyshuara kanabisi në territorin e Shkodrës. Për pasojë është proceduar shtetasi me iniciale A.M., inxhinier i pyjeve për moskallëzim krimi dhe shpërdorim detyre. Njoftimi: Qarku Shkodër/Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike. Gjenden dhe asgjësohen 3679 fidanë dhe bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Si rezultat i kontrolleve intensive në të gjithë territorin e qarkut Shkodër, në vijim të operacionit policor të koduar “Koordinata”, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi të saj, kanë gjetur të kultivuara...