Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Gjekmarkaj-socialistëve: Po e vrisni Shqipërinë nga frika. Reflektoni e reagoni!
Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj në fjalën e tij në Parlament,i cilësoi zgjedhjet e 11 majit asgjë tjetër veçse një farsë elektorale. “Sot nuk ngrihem në këtë foltore për të komentuar një rezultat, por për të denoncuar një farsë. Zgjedhjet e 11 majit nuk ishin as të lira, as të ndershme, as përfaqësuese. Një teatër pushteti, PS, partia-shtet, qeveria-shtet, kryeministri-shtet, organizuan një proces të mbyllur ku çdo element ishte i komanduar politikisht”, tha ai. Shumicë parlamentare iu drejtua duke u thënë se ata janë kthyer në zbatues urdhrash të një personi të vetëm që po minon demokracinë, referuar kryeministrit Edi Rama....