Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Gjekmarkaj: Më shumë qytetarë nga Lezha, Mirdita dhe Kurbini po na bashkohen në misionin tonë për ndryshim
👁4557
Drejtuesi politik i PD-së në qarkun Lezhë, Agron Gjekmarkaj ka ndarë foto nga takimet elektorale. Në një postim në Facebook, ai shkruan se çdo ditë e më shumë, votues nga qarku Lezhë, po afron me PD. ”Çdo ditë, më shumë qytetarë nga Lezha, Mirdita dhe Kurbini po na bashkohen në misionin tonë për ndryshim! Në Rrëshen, bashkë me zonjat dhe vajzat e mrekullueshme, folëm për të ardhmen që po ndërtojmë. PD është me familjen, çiftet e reja dhe nënat. Më 11 maj fitojmë thellë për çdo shqiptar”.