Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
GJED kundër paktit Rama-Meloni, zemërimi i Palazzo Chigi: Vendimi është i habitshëm!
Gjykata e Lartë e Europiane hodhi poshtë legjitimitetin e listës së “vendeve të sigurta” që Italia përdor për të dërguar emigrantë në Shqipëri dhe për të përshpejtuar kërkesat e tyre për azil, në një goditje të re ndaj një pike kyçe të politikës së qeverisë për migrim. Zyra e kryeministres konservatore Giorgia Meloni, në një deklaratë, e quajti vendimin e gjykatës “të habitshëm” dhe tha se ai “dobëson politikat për të luftuar imigracionin masiv të paligjshëm dhe për të mbrojtur kufijtë kombëtarë”. “Nenet 36 dhe 37, si dhe neni 46(3) i Direktivës 2013/32 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit, bashkë...