Zogaj: E palejueshme nëse Salianji u dëbua për të ndaluar denoncimin e shkeljeve
I ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV Preç Zogaj komentoi dënimin e Ervin Salianjit pr të cilin u shpreh se nëse ai është dënuar me një dispozitë që nuk e ka kodi penal ky është në skandal i madh.
Ai tha se nëse ky është një dënim që ndalon, intimidon denoncimin e shkeljeve të korrupsionit kjo është e palejueshme, prandaj sipas tij duhet të ketë diçka shumë specifike që të dënosh tjetrin.
Ne kemi një problem se në studio kur flasim për tema që ka të bëjë me politikan në hetim apo janë dënuar, gjithmonë flasim me avokatët e palës së dëmtuar dhe ata këtë detyrë kanë të mbrojnë klientin e tyre dhe ne që s’jemi avoketër dhe s’jemi militantë vihemi në pozitën që do jemi ose prokurorë ose gjyqtarë.
Duke dëgjuar avokatin që foli dhe debate të tjera sigurisht që nëse Salianji është dënuar me një dispozitë që se ka kodi penal ky është skandal. Kjo tani duhet parë nuk mund ta gjykoj sot. Kjo dispozitë që është dënuar Salianji ekziston, kështu që bie kjo e para.
Përtej kësaj është se si është interpretuar dhe është një çështje që duhet të ezaurohet në gjyqësor, se drejtësia e ka këtë që ka shumë shkallë. Ajo që më bënë mua përshtypje negative është raporti që krijon pas dënimit me denoncimin në tërësi.
Nëse ky është një dënim që ndalon, intimidon denoncimin e shkeljeve të korrupsionit kjo është e palejueshme, duhet të ketë diçka shumë specifike që të dënosh tjetrin.
Burimi