Zjarri në Shëngjin/ “Kryeministrit t’i bëjë apel fqinjëve”, Gjekmarkaj: Eshtë fatkeqësi jonatyrore, mund të jetë ndonjë dorë

Zjarri në Shëngjin/ “Kryeministrit t’i bëjë apel fqinjëve”, Gjekmarkaj: Eshtë fatkeqësi jonatyrore, mund të jetë ndonjë dorë

Nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj komentoi për mediat tensionin e krijuar në seancën e jashtëzakonshme ku u votuan ministrat e rinj.
Ai u shpreh se Parlamenti nuk funksionon dhe se është kthyer në një sallë ku qeveria vjen dhe ushtron arrogancën e vet.
Sipas tij, nuk ka më rregullore të Kuvendit, i cili është kthyer në një libër pa vlerë.
Gjekmarkaj: Përfitoj t’i bëj apel kryeministrit të ndërhyjnë dhe t’i bëjnë apel fqinjëve për banorët e Shëngjinit. shteti sot është i munguar dhe jo prezent në këtë fatkeqësi natyrore dhe jo aq natyrore se mund të jetë edhe ndonjë dorë, por nuk dua ta mendoj këtë skemë makabre.
Është një narkoshtet dhe nuk ndryshon kurrgjë, do t’i mundim në zgjedhjet e pranverës. Parlamenti nuk funksionon, Kuvendi është kthyer në një sallë që qeveria vjen dhe ushtron arrogancën e vet, nuk ka më rregullore, është një libër pa vlerë në hapësirën e Kuvendit, nuk ka më as deputet as ministra, janë thjesht shërbëtore të tij.
 
Burimi