Zhupa: Ujërat e ndotura vërshojnë rrugëve të Sarandës dhe derdhen në det (Video)

Zhupa: Ujërat e ndotura vërshojnë rrugëve të Sarandës dhe derdhen në det (Video)

Deputetja demokrate Ina Zhupa ka denoncuar një skandal që ka ndodhur në qytetin e Sarandës. Krahas një video të postuar në Facebook, Zhupa shkruan se ujërat e ndotura vërshojnë rrugëve dhe derdhen në det mbi plazhin publik.
Postimi:
Mirësevini në qytetin turistik të Sarandës!
Një skandal i vërtetë, ujërat e ndotura vërshojnë rrugëve dhe derdhen në det!
Ujërat kanë shpërthyer në lagjen 1 të Sarandës mbi plazhin publik.
Burimi