![Zgjedhjet në Himarë, KQZ regjistron koalicionin “Bashkë Fitojmë” të përbërë nga 10 parti politike](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/07/zgjedhjet-ne-himare-kqz-regjistron-koalicionin-bashke-fitojme-te-perbere-nga-10-parti-politike_66a239dd1e659.jpeg-730x440-lajmidites.com.webp)
Zgjedhjet në Himarë, KQZ regjistron koalicionin “Bashkë Fitojmë” të përbërë nga 10 parti politike
KQZ shqyrtoi kërkesën e Koalicionit “Bashkë Fitojmë”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë, që do të zhvillohen më datë 4 gusht 2024.
Komisioneri Ilirjan Celibashi vendosi regjistrimin e Koalicionit “Bashkë Fitojmë” përfaqësuar nga Sali Berisha dhe do të ketë në përbërje 10 subjekte zgjedhore: Partia e Lirisë (PL); Partia Republikane (PR); Partia Demokristiane (PDK); Partia Balli Kombëtar (PBK); Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ); Fryma Re Demokratike (FRD); Partia Demokratike (PD); Partia Agrare Ambjentaliste (PAA); Partia Balli Kombëtar Demokrat (PBKD); Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar (PBD).
Në seancën e sotme publike Komisioneri plotësoi edhe vakancat e krijuara në 3 këshillat bashkiak:
Kështu kandidatja Alketa Bici nga lista shumemërore e Partisë Socialiste iu bashkua Këshillit të Bashkisë Gramsh
Kandidati Zek Doda nga lista shumemërore Partisë së Gjelbër iu bashkua Këshillit të Bashkisë Lezhë.
Kandidati Qerem Çelpica nga lista shumemërore e Partisë Socialiste iu bashkua Këshillit të Bashkisë Kavajë.
Gjithashtu, caktoi vendndodhjen e disa qendrave të votimit në ndërtesa private, për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar Bashkie Himarë.
Burimi