Zgjedhjet në Himarë, identifikimi i votuesve do të kryhet në mënyrë elektronike
👁769
Në zgjedhjet e pjesshmë në Himarë do të aplikohet identifikimi elektronik i zgjedhësve.
Komisioni Rregullator vendosi sot me pesë vota pro që në zgjedhjet e pjesshme për kryetar të Bashkisë Himarë, që do të zhvillohen në datën 4 gusht, procesi i identifikimit të zgjedhësve të kryhet nëpërmjet pajisjeve elektronike të identifikimit (PEI), në të gjithë qendrat e votimit në Bashkinë Himarë.
Këto pajisje, sikurse u bë e ditur në Komision, do të testohen këtë të mërkurë, pak ditë para zgjedhjeve.
Në zgjedhjet për kryetar bashkie në Himarë kandidojnë 2 kandidatë, kandidati i propozuar nga Partia Socialiste Vangjel Tavo dhe kandidati i propozuar nga opozita, Petraq Gjikuria.
Burimi