Zgjedhjet e 11 majit, Rama zbardh detajet: Nëse keni qenë një herë deputet, nuk do të jeni në…

Zgjedhjet e 11 majit, Rama zbardh detajet: Nëse keni qenë një herë deputet, nuk do të jeni në…

Kryeministri Edi Rama ka zbardhur detaje të reja sa i përket listave me të cilat Partia Socialiste do të garojë në 11 maj.
Ai u shpreh se edhe pse bisedimet vijojnë prej 2 ditësh me drejtuesit politikë në qarqe dhe jo vetë, procesi nuk ka përfunduar ende.
Ajo që është e sigurt sipas kreut të qeverisë është fakti se në lista do të ketë shumë emra të rinj, ndërsa sa i përket deputetëve që kanë qenë në Kuvend për të paktën një mandat, ato do të jenë në listat e hapura. Kushdo që nuk pranon të jetë pjesë e listave të hapura sipas tij do të duhet të njoftojë paraprakisht drejtuesit politikë.
“Nuk e kemi përmbyllur akoma të gjithë procesin, i cili do përmbyllet në Kryesinë e PS. Ajo që dua të ndaj me ju, është fakti se cilido dhe cilado prej jush, që nuk pranon të jetë në listën e hapur duhet t’ia bëjë me dije drejtuesit politik. Parimi do të jetë: Asnjë deputet në gjininë mashkullore që ka marrë në mandat nuk do të jetë në listën e mbyllur. Në listën e hapur do ketë plot të rinj dhe të reja”, tha ai.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente