Zëvendësoi Ilir Beqajn, Jona Suli largohet nga drejtimi i SASPAC
👁567
Jona Suli, drejtoresha e Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC) është shkarkuar ditën e djeshme nga detyra me vendim të Këshilit të Ministrave.
Në këtë detyrë Suli qëndron vetëm 7 muaj, pasi u emërua në krye të kësaj Agjencie që koordinon shpërndarjen e fondeve të BE-së në dhjetor të vitit të kaluar, duke zëvendësuar Ilir Beqajn pas nisjes së hetimeve nga SPAK në lidhje me abuzimet me këto fonde, që e çuan pak kohë më parë në burg.
Arsyet e shkarkimit të Jona Sulit nga kreu i SPASPAC ende nuk dihen, ndërkohë, Këshilli i Ministrave ka shpallur vendin vakant të drejtorit të Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC).
Burimi