Zbardhet padia/ “Na janë tronditur themelet e martesës”, pse kërkon të ndahet Meta nga Kryemadhi
Zbardhet padia e plotë e Ilir Metës drejtuar Gjykatës, ku kërkon të divorcohet nga Monika Kryemadhi.
Meta e ka regjistruar padinë në 20 qershor, duke iu drejtuar organeve kompetente për zgjidhjen e martesës, pasi tashmë çifti nuk jetojnë as nën të njëjtën çati.
“Gjate martesës marrëdhëniet tona kanë qene normale me problematika si çdo martesë. Sqaroj se me të paditurën kemi qenë dhe jemi aktivë në jetën politike të vendit, shkak për të cilin kemi ushtruar dhe ushtrojmë funksione të rëndësishme në organet shtetërore, organet përfaqësuese të popullit dhe subjekte politike.
Vitet e fundit kam konstatuar fillimisht mosdakordësi dhe kontradikta që kanë ardhur duke u shtuar fillimisht për shkak të qëndrimeve dhe pikëpamjeve të ndryshme në lidhje me zhvillimet në aspektin politiko përfaqësues dhe vendimmarrës por që me kalimin e kohës ato u bënë prezente edhe në raportin tonë bashkëshortorë deri sa kohet e fundit këto mospërputhje qëndrimesh e mendimesh, edhe ndaj njeri-tjetrit kanë sjellë si pasojë grindje të herëpashershme duke tronditur thellë marrëdhënien tonë bashkëshortore.
Aktualisht prej disa muajsh marrëdhënia bashkëshortore është ndërprerë edhe në kuptimin e bashkëjetesës duke sjellë si pasojë humbjen e qëllimit të kësaj martese në të gjitha drejtimet.
Në këto kushte i kërkoj Gjykatës caktimin e një ditë gjykimi dhe marrjen e vendimit për zgjidhjen e martesës me të paditurën”, deklaron Meta në padi.
Padia e plotë e dorëzuar në gjykatë:
PADITES: llir Metaj, i biri i … dhe i ……, i datelindjes …, lindur ne Skrapar dhe banues ne Tirane, i martuar me 3 femije, me shtetesi dhe kombesi shqiptare, adresa: Partia e Lirise, rruga “Sami Frasheri”, godina 20/10, Tirane.
E PADITUR: Monika Kryemadhi, e bija e … dhe e …., e datelindjes
…, lindur dhe banuese ne Tirane, e martuar me 3 femije, me shtetesi dhe kombesi shqiptare, adresa: Rezidenca ,Kodra e Diellit”, vila nr. 50, Tirane
OBJEKTI I PADISE: Zgjidhja e marteses me te padituren
BAZA LIGJORE: Neni 132 e vijues te Kodit te Familjes
DREJTUAR: GJYKATES SE SHKALLES SE PARE TE JURIDIKSIONIT TE
Me te padituren sipas edhe certifikates se marteses bashkelidhur kesaj kerkese padie kemi lidhur martese ligjore ne Bashkine Tirane me Aktin nr 1982 date, 29.10.1998.
Nga kjo martese kane lindur 3 femije:
– B.M e datelindjes …
– B.M i datelindjes …
– E.M e datelindjes …
Gjate marteses marredheniet tona kane qene normale me problematika si çdo martese.
Sqaroj se me te padituren kemi qene dhe jemi aktive ne jeten politike te vendit shkak per te cilin kemi ushtruar dhe ushtrojme funksione te rendesishme ne organet shteterore, organet perfaqesuese te popullit dhe subjekte politike. Vitet e fundit kam konstatuar fillimisht mosdakordesi dhe kontradikta qe kane ardhur duke u shtuar ftllimisht per shkak te qendrimeve dhe pikepamjeve te ndryshme ne lidhje me zhvillimet ne aspektin politiko perfaqesues dhe vendimmarres por qe me kalimin e kohes ato u bene prezente edhe ne raportin tone bashkeshortor deri sa kohet e fundit keto mosperputhje qendrimesh e mendimesh edhe ndaj njeri tjetrit kane sjelle si pasoje grindje te herepashershme duke tronditur thelle marredhenien tone bashkeshortore. Aktualisht prej disa muajsh marredhenia bashkeshortore eshte nderprere edhe ne kuptimin e bashkejeteses duke sjelle si pasoje humbjen e qellimit te kesaj martese ne te gjitha drejtimet. Ne keto kushte i kerkoj Gjykates caktimin e nje dite gjykimi dhe marrjen e vendimit per zgjidhjen e marteses me te padituren.
– Certifikate martese { nga Akti ), date 18.06.2024, Bashkia Tirane {arkiva)
– Certifikate familjare, date 19.06.2024, Bashkia Tirane, Njesia
Administrative nr 7, Zyra e Gjendjes Civile 379.
Burimi