Xhaferri: Rama kërkon të jetë edhe kryeministër edhe kryebashkiak i Shqipërisë

Xhaferri: Rama kërkon të jetë edhe kryeministër edhe kryebashkiak i Shqipërisë

Kryetari i FRPD-së, Besart Xhaferri shprehet se pastrimi i parave në kulla dhe resorte turistike janë në fazën fillestare, pasi së shpejti do mbijnë në gjithë Shqipërinë.
Xhaferri deklaron më tej se Sulltani i Surrelit kërkon të jetë njëherësh edhe Kryeministër edhe Kryebashkiak i Shqipërisë, duke e trajtuar këtë vend si çifligun e tij.
Postimi:
Kullat dhe resortet turistike që kanë në themel paratë e krimit janë vetëm në fazën fillestare, pasi veç Tiranës do mbijnë në gjithë Shqipërinë.
Këtë e konfirmoi vetë Kryeministri Edi Rama në intervistën e tij për emisionin REPORT në RAI-3, teksa në kuadër të kësaj babëzie të pa fre ka vendosur t’u heqë kompetencat kryetarëve të bashkive sa i përket lejeve për objekte mbi 5000 metra katrorë.
Për çdo objekt mbi këtë volum lejen  e ndërtimit do ta japë vetë, Sulltani i Surrelit, i cili kërkon të jetë njëherësh edhe Kryeministër edhe Kryebashkiak i Shqipërisë, duke e trajtuar këtë vend si çifligun e tij.
Reforma territoriale i largoi shërbimet nga qytetarët, vrau zonat rurale dhe shpopulloi Shqipërinë, teksa Rama kërkon që në një të ardhme t’i shkrijë të gjitha Bashkitë e vendit.
Ky njeri duhet ndalur, pasi në të kundërt do të ndalet e ardhmja e këtij vendi që është peng i sektit më të rrezikshëm dhe antikombëtar që kjo tokë ka njohur.
Burimi