Xhafaj në mbrojtje të Ramës: Përgjegjesi personale kush hëngri kumbulla e dardha…

Xhafaj në mbrojtje të Ramës: Përgjegjesi personale kush hëngri kumbulla e dardha…

Fatmir Xhafaj, i cili foli në Kongresin e PS, pasi bëri një përshkrim të rrugëtimit të reformës në drejtësi, që siç tha ai ka qenë një projekt i PS që kur ishte në opozitë.
Ai u shpreh se drejtësia ka goditur pa bërë skonto politike, por madje ka goditur edhe mes radhëve të PS, duke u shprehur se qëndrimi i kryeministrit Edia Rama për përgjegjesi individuale, është i duhuri.
Gjatë fjalës së tij, Fatmir Xhafaj u shpreh krenar për qeverisjen e Edi Ramës, teksa komentoi edhe kundërshtarët politik, se sipas tij, ata kanë mbetur mbetur në shekullin e kaluar.
“Me gjithë vitet mbi supe, eksperiencën dhe sprovat e një kohë të gjatë, emocionet e daljes para jush, mbeten po ato të herëve të para. Pyes veten, se sa më shumë kalon koha, kristalizohet akoma më shumë marrëdhënie me këtë familje politike. S’ka shpërblim më të madh që në kohën e duhur ke bërë edhe ti gjënë e duhur falë kësaj force politike.
Si të mos jemi krenar për rrugën që i kemi shtruar vendit tonë, duke mishëruare interesin kombëtar, vullnetin shtet-ndërtues dhe reformat, c’ka ka përcaktuar në esencë vetë AND-në e PS. Kjo nuk është një klishe, por një fakt i pakundërshtueshëm. Kjo familje politike, është ajo që 1998 e bëri vendin me të parë Kushtetutë moderne, pavarësisht një bojkoti fuqimisht absurd nga kundërshtarët tanë politikë, që fatkeqësisht që edhe sot vazhdojnë me të njëjtën avaz, me të njëjtin metër, me po të njëjtën mendësi.
Na vjen vërtet shumë keq që kanë mbetur po ata që ishin në shekullin e kaluar, por nuk them dot që më vjen keq, që po marrin po atë rezultat që do të marrin edhe vitin tjetër.
Ne do ta ndryshojmë dhe modernizojmë këtë vend, ku drejtësia është një korsi themelore dhe thelbësore.  E kemi ditur se kjo e jona është një betejë e vërtetë. Edhe goditjet e drejtësisë do të ishin të vërteta pa bërë skonte politike,  as për vetë ne, mbase mbi të  gjithë për vetë ne.
Një dekadë më pas të mos shkosh të dëshmosh kur të thërrasin është bërë thjesht e paimagjinueshme. Ky është vetëm një shembull për të kuptuar fuqinë që kemi ngritur me mundin.  Të gjithëve na takon që ta mbështesim këtë fuqi të ligjit. Qëndrimi i shpallur nga Rama për përgjegjësinë individuale ndaj drejtësisë është qëndrimi i duhur dhe iu përgjegjshëm. Duke e nisur nga vetja ndryshimin e zbatimit të kulturës të ligjit ne  garantojmë progresin që drejtësia duhet të bëjë pa u trazuar nga duart e politikës”, u shpreh ai.
Burimi