Wizz Air dhe Ryanair shtyjnë 13 fluturime, 3 të tjera anulohen, qindra pasagjerë në pritje
Anulime dhe shtyrje të fluturimeve nga dy kompanitë low cost, Wizz Air dhe Ryanair në Rinas. Nga një vëzhgim në faqen zyrtare të Rinasit evidentohen 3 fluturime të anuluara nga Wizz Air. Bëhet fjalë për dy fluturime nga Gjermania dhe një tjetër nga Milano që do duhej të mbërrinin në Tiranë rreth orës 1 të natës, ndërsa në faqe nuk ka asnjë orar se kur është parashikuar nisja.
Dy kompanitë po lënë qindra pasagjerë rrugëve, ndërsa autoritetet nuk kanë reaguar dhe marrë asnjë masë. Po sot, në faqen e Rinasit shihen 13 fluturime që janë me vonesë po të këtyre dy kompanive.
Vetëm ditën e hënë në Rinas kanë kaluar 43 000 mijë pasagjerë në 125 fluturimeve. Një fluks shumë i madh që kërkon përpikmëri, ndërsa pavarësisht vonesave të herëpashershme, ndaj kompanive nuk është marrë asnjë masë nga autoritetet vendase por qoftë edhe ato të mbërritjes. Udhëtarët shprehen gjithnjë të shqetësuar me shërbimet e kompanisë low cost, të cilat i cilësojnë shpesh skandaloze.
Fluturimet e anuluara
Hahn Germany-Tiranë- Wizz Air (Duhej të mbërrinte në 00:35)Milano-Tiranë- Wizz Air (Duhej të mbërrinte në 00:55)Nuremberg Germany- Tiranë- Wizz Air (Duhej të mbërrinte në 00:55)
Fluturimet e shtyra
Romë Fiumicino- Tiranë-RyanairRomë Ciampino-Tiranë- RyanairRome Fiumicino- Tiranë- Wizz AirAncona- Tiranë- Wizz AirTreviso-Tiranë- Wizz AirPescara-Tiranë- Wizz AirNice- Tiranë- Wizz AirRome Fiumicino- Tiranë- Wizz AirTiranë-Verona – Wizz AirTiranë- Karlsruhe Germany- Wizz AirTiranë- Memmingen/Munich- Wizz Air
Burimi