Vrasja në Velipojë, publikohet foto e viktimës së dytë

Vrasja në Velipojë, publikohet foto e viktimës së dytë

Është publikuar fotoja e viktimës Arsid Hoxha, i cili mbeti i vrarë mbrëmë së bashku me Ersid Ishmin prej vëllezërve Gëzim dhe Edmir Frroku.
Hoxha dhe Ishmi u vranë si pasojë e një konflikti të nisur në muajin qershor, ku Ishmi kanosi me armë zjarri kuzhinierin e hotelit në pronësi të dy vëllezërve autor të krimit të djeshëm.
Krimi në Velipojë
Ngjarja e rëndë ka zanafillën tek një konflikt  i ndodhur mesditën e 28 qershorit 2024 në hotelin e dy vëllezërve, Edmir dhe Gëzim Frroku, ku Ersid Ishmi kishte shkuar për të drekuar. Kamerieri në restorant, kushëri me Ishmin ka debatuar me kuzhinierin pasi është vonuar porosia. Në këtë debat ka ndërhyrë 33-vjecari Ishmi, i cili ka nxjerrë pistoletën në restorantin e familjes Frroku dhe ka kërcënuar me jetë kuzhinierin. Ishmi u arrestua në Vaun e Dejës më 14 korrik dhe gjykata e Shkodrës la në masë sigurie “arrest shtëpie”.

Sipas hetimeve:Mbrëmjen e 19 gushtit, Ishmi theu masën e sigurisë, mori me vete kunatin Arsid Hoxhën dhe shkuan tek hoteli për të sqaruar konfliktin që kishin lënë përgjysmë. Rreth orës 21:00 ka pasur konflikt mes dy vëllezërve Frroku dhe dy kunetërve përpara hotelit.
Dy vëllezërit kanë qëlluar me armë duke lënë të plagosur rëndë dy kunetërit Hoxha dhe Ishmi të cilët gjetën vdekjen sapo hynë në sallën e operacionit në spitalin e Shkodrës. Ersild Ishmi është goditur nga 3 plumba në gjoks e bark, ndërsa Hoxha është goditur nga 2 plumba po në gjoks e në bark.
Vëllezër Frroku, pronarët e hoteli ‘Holiday’ në Velipojë, autorë të vrasjes së dysfishtë’
Burimi