Vrasja në Ndroq, gjendet makina e autorit
Policia ka gjetur automjetin e përdorur nga autori i dyshuar i vrasjes së 50-vjeçarit Alfred Dedja në Ndoq. Sipas burimeve, tragat e makinës u gjeten te hedhura disa metra larg mjetit. Autori dhe viktima dyshohet se ka qenë në të njëjtin lokal para vrasjes. Dëshmitarë thanë për policinë se e kishin para 27-vjecarin Julian Gjoshi në zonë rreth 2 orë para krimit, çka ngre dyshime se ai ka mbajtur nën vëzhgim objektivin e tij.
Autori i dyshuar Julian Gjoshi është kunati i Altin Hajrit (vëllai i gruas së Hajrit), pronarit të kompleksit “Golden” në Shijak, kërkohej për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës në Janar 2020 ku dhe viktima kishte punuar si menaxher.
Vrasja ndodhi në orën 15:30 të dielën. Autori ka qenë me mikun e vet njëherazi edhe familjar i pronarit të lokalit ‘Kështjella” kur viktima ka hyrë në lokal. Dyshohet se viktima është qëlluar disa herë me pistoletë, të cilën 27-vjeçari e ka pasur në xhepin e xhupit dhe nuk e ka nxjerrë për asnjë moment.
Alfred Dedja, ishte banor i zonës dhe në lokal ndodhej si klient. 50-vjeçari njihej edhe me pseudonimin “Daku” dhe jetonte mes Italisë e Shqipërisë. Ndërkohë policia informoi se është vënë në ndjekje të 27-vjeçarit nga Shijaku, si autor i dyshuar, i cili mendohet se është larguar me një automjet tip “Benz ML”, me ngjyrë të zezë në drejtim të Durrësit.
Burimi