Vrasja e shqiptarit nga gruaja, ish-banori i “BB VIP”: Ajo e tradhtoi
Ish-banori i Big Brother Vip Kosova, Andi Artani ka dhënë detaje nga krimi tronditës në familjen shqiptare në Florida të SHBA-së, ku modelja 27-vjeçare, Sabrina Krasniqi vrau bashkëshortin e saj Pajtim Krasniqi dhe më pas vrau edhe veten.
Ai shprehet se Sabrina e kishte tradhtuar bashkëshortin dhe 34-vjeçari kishte njoftuar familjen e saj se do të ndaheshin.
Por, sipas tij, Sabrina Krasniqi nuk e ka pranuar ndarjen nga Pajtimi dhe vendosi t’i marrë jetën duke e qëlluar me 5 plumba në ballkonin e banesës luksoze ku jetonin në Florida.
Postimi i plotë:
Pajtim Krasniqi! Po e filloj njëherë duke thënë që sa me fat kam qenë që t’kom pas pjesë të jetës more Pajtim Krasniqi. Ke qenë për me u marr shembull, djalë i respektushem, besnik, i diciplinuar, i dashtun dhe mbi të gjitha besimtar jashtëzakonisht i madh në Zot. Oh kemi aq shumë histori dhe kujtime bre Pajtim burri.
Fjalët janë pak me përshkru dhimbjen dhe vuajtjen që jemi tu e përjetu pa prezencën tënde këtu me ne. Na ke këput shpirtin me këtë tragjedi, që nuk e meriton armiku me i madh e le mo ti që ke qenë shembull bre, që nuk i ke hi ne hak askujt bre asnjëhere.
Për hirë të se vërtetës po ua sqaroj njëherë dhe mirë se cka ka ndodh me vllaun tonë.
Gruaja e tij Sabrina Krasniqi(Dzaferovic) ka qenë duke e tradhëtuar Pajtimin. Në momentin që Pajtimi ka marrë vesh, Pajtimi me një qetësi ja ka theksu që don shkurorëzim dhe që ka me lajmëru babain e saj që don mu nda. Sabrines nuk ja ka përceptu truri ky fakt dhe na e morri shokun, familjarin, vëllaun tonë nga jeta duke i fut 5 plumba ne trup dhe pastaj vazhdoj me aktin më egoistik, ku i morri jetën dhe vetes.
Zoti jam i bindur që të ka shpërbly me Xhehnetë.
Unë, Andi Artani do të kujtoj cdo ditë me mall dhe do mundohem mungesen tënde këtu me ne ta kthej ne forcë, e ti kujtoj me një buzëqeshje e hare kujtimet me ty, sepse janë me pa dyshim ndër momentet ma të mira të jetës që kemi kalu.
Të don shumë VËLLAU YT ANDI
Burimi