Vrasja e Martin Canit, caktohet data për seancën paraprake ndaj 14-vjeçarit Mario Përlleshi

Vrasja e Martin Canit, caktohet data për seancën paraprake ndaj 14-vjeçarit Mario Përlleshi

Gjykata e Tiranës ka caktuar datën e seancës paraprake për të miturin Mario Përlleshi, i cili akuzohet për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani dhe plagosjen e bashkëmoshatarit të tij, Luis Meçe, krim i ndodhur vetëm pak metra larg shkollës “Fan Noli” më 18 nëntor në Tiranë.
Mario Përlleshi është marrë i pandehur për kryerjen e veprës penale “Vrasje në rrethana cilësuese” ndaj një të mituri dhe kundër dy ose më shumë personave. Gjyqi do të jetë në datën 10 Mars në orën 13: 00 dhe do të mbahet nga një gjyqtare e seksionit për të miturit.
Ndërkohë, Prokuroria e Tiranës ka ndarë në një fraksion më vete aktet që lidhen me veprën penale “Shpërdorim i detyrës”, lidhur me veprimet apo mosveprimet e stafit të shkollës “Fan Noli”.
Organi i akuzës ka njoftuar se këto akte janë regjistruar në një procedim tjetër, dhe për të cilin hetimet vazhdojnë  pasi është e domosdoshme kryerja e veprimeve të tjera hetimore, me qëllim individualizimin e fajësisë dhe përgjegjësive penale konkrete.
Ngjarja ndodhi pas një sherri për motive banale mes të miturëve, teksa ata sapo kishin përfunduar mësimin mesditën e 18 Nëntorit të vitit të kaluar, teksa të pranishlm në konflikt kanë qenë dhe disa të mitur të tjerë.
Nga rezultati i akt-ekspertimit mjekoligjor të thikës së përdorur në krim, nga gjurmët e gjakut janë zbuluar dy profile ADN-je. Një prej profileve të ADN-së përputhej me viktimën Martin Cani, ndërsa profili i dytë përputhej me atë të të plagosurit Luis Meçe.
Gjithashtu, nga akt-ekspertimit mjekoligjor ka rezultuar se thika është përdorur vetëm nga autori i dyshuar i krimit, 14-vjeçari Mario Përlleshi.
Edhe ky i fundit, gjatë përleshjes mbeti i plagosur në parakrah, teksa aktualisht ndodhet në institutin e të miturve në Kavajë, në masën “Arrest në burg”.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente