Vrasja e Faik Ajdinit në Memaliaj! 23-vjeçari ishte në kërkim për trafik kokaine, ai strehohej në banesën e çiftit

Vrasja e Faik Ajdinit në Memaliaj! 23-vjeçari ishte në kërkim për trafik kokaine, ai strehohej në banesën e çiftit

Skënder Ajdini 71 vjeç bashkëshortja e tij Darovi Ajdini djali Bledar Ajdini 43 vjeç dhe Blerti Kanushi janë të arrestuarit për vrasjen e Faik Ajdinit në fshatin Zhapokikë të Memaliajt disa ditë më parë.
Në lagjen Cenometaj të fshatit ka vetëm 3 shtëpi. Njëra i përket viktimës dhe 2 të tjerat bashkëpunëtorëve të autorit. Burime nga prokuroria bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ka qenë pika fundore e një serie incidentesh dhe sherresh mes të dy familjeve. Autori i dyshuar i këtij krimi Blerti Kanushi strehohej prej disa muajsh në banesat e Skënderit dhe Bledarit pasi ai ishte në kërkim nga policia për vepra penale që lidhen me kultivim narkotikësh dhe trafikim kokaine.
Për shkak të marrëdhënieve të vështira që familjet kishin me njëra tjetrën si dhe debatit të ashpër pak kohë më parë për një vijë uji, Blerti Kanushi druhej se 72 vjeçari Faik Ajdini mund të denonconte në polici vendndodhjen e tij.
Viktima prej kohësh nuk jetonte në fshat por ai udhëtonte çdo javë nga Tepelena për atje për të kontrolluar banesën dhe kopshtin.
Rrugës për në fshatin Zhapokikë gjatë fundjavës Faik Ajdini ka futur në mjetin e tij disa trungje pemësh të lëna buzë rrugës të prera nga bashkëpunëtorët në krim. Kjo ngjarje u bë shkak fillimisht për një konflikt verbal mes tyre. 23 vjeçari Kanushi që strehohej nga familja Ajdini është përfshirë në konflikt dhe më pas i ka zënë pusi Faik Ajdinit ndërsa ai po shkonte drejt mjetit të tij për tu kthyer në Tepelenë.
Hetuesit konfirmuan se ka shenja të një përleshjeje fizike mes dy burrave dhe më pas një goditje me sëpatë në pjesën e pasme të qafës. Mendohet se në momentin e krimit edhe 71 vjeçari i arrestuar Skënder Ajdini ka qenë prezent dhe ka ndihmuar për shtyrjen e trupit të viktimës në përrua për të humbur gjurmët.
Pas ngjarjes Blerti Kanushi është larguar me këmbë në drejtim të një zone të thellë të pyllëzuar.
gijotina.com/
Burimi