Vrasja e Devi Kasmit/ Gjykata e Lartë lë në burg të përjetshëm ish-komandon grek

Vrasja e Devi Kasmit/ Gjykata e Lartë lë në burg të përjetshëm ish-komandon grek

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi dënimin me burg përjetë për shtetasin grek ish-specialin e ushtrisë greke Eftimio Eftimiu. Ky është i akuzuar për vrasjen e Devi Kasmit, ngjarje e ndodhur në janar të 2018. Ndërkohë, për Elton Halipajn është lënë në fuqi dënimi me 33 vite heqje lirie.
Ndërsa personi që ka urdhëruar vrasjen dyshohet se është shtetasi Aurel Hoxhallari. Sipas hetimeve të Prokurorisë, ka dyshime se vrasja e Devi Kasmit ndodhi për prishje të pazareve të drogës mes grupeve rivale.
Shtetasi grek kërkonte rrëzimin e vendimit të dy shkallëve, pasi mohonte autorësinë e krimit që sipas hetimeve ishte i paguar dhe organizuar nga një grup kriminal shqiptar në Greqi, me motiv larjen e hesapeve dhe hakmarrjen për hesapet e biznesit ilegal të drogës.
Efthimios Efthimiou, 41 vjeçari grek u shpall fajtor në rolin e ekzekutorit të Devi Kasmit mbrëmjen e 29 Janarit 2018 në Tiranë. Bashkë me të u arrestuan edhe Elton Hoxhallari, Elton Halipaj dhe Malvin Dinellari. Ata dyshohet të kenë bashkëpunuar dhe siguruar mjetet për realizimin e vrasjes.
gijotina.com/
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente