Vrasja e 14-vjeçarit, vijon protesta te Ministria e Arsimit

Vrasja e 14-vjeçarit, vijon protesta te Ministria e Arsimit

Pas ngjarjes së rëndë pak metra larg shkollës “Fan Noli” në Tiranë ku u vra me thikë nxënësi 14-vjeçar Martin Cani nga një bashkëmoshatar i tij, qytetarët zhvillojnë sot protestën e tretë radhazi.
Nën thirrjet “Drejtësi për Martinin” dhe “Çohu nga kafja”, protestuesit po marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit.
Prindërit kërkojnë që të garantohet siguria e fëmijëve të tyre në institucionet arsimore. Qytetarët kërkojnë nga qeveria rritjen e buxhetit për arsimin.
Ndër kërkesat e protestuesve është edhe ajo që në çdo shkollë të ketë psikolog. Po ashtu, kërkohet edhe dorëheqja e ministres Manastirliu.
Ata kanë paralajmëruar se nëse nuk plotësohen kërkesat që kanë paraqitur, do të ketë një përshkallëzim të protestës duke bojkotuar mësimin në të gjithë vendin.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente