
Vrasja e 14-vjeçarit/ Nuk ndalen protestat, lajmërohet marshimi i radhës
Aktivistë dhe qytetarë kanë paralajmëruar protestën e radhës, në shenjë sensibilizimi ndaj vrasjes së nxënësit të shkollës 9-vjeçare ‘Fan Noli’ , Martin Cani pranë ambienteve të institucionit të dijes.
Kur po bëhen gati dy javë nga vrasja, Policia ende nuk ka zbardhur dinakimën e ngjarjes për të dhënë një version zyrtar apo ende nuk kemi një raport të mjekësisë ligjore për të hedhur dritë mbi vrasjen e të miturit, qytetarët po marshojnë sërish.
Protesta e radhës është caktuar të martën e 3 dhjetorit, ku aktivistët, prindërit dhe qytetarët njoftojnë mardhimin nga shkolla ‘Fan Noli’ drejt Ministrisë së Arsimit, në orën 18.00.
Kjo është protesta e tretë që organizohet nga shoqëria civile që nga dita e vrasjes së 14-vjeçarit, Martin Cani nga një bashkëmoshatar i tij, ku dhe u plagos ky i fundit së bashku me shokun e ngushtë të Martinit.
Gjatë dy protestave të kaluara, prindërit dhe shoqëria civile kanë kërkuar siguri në shkolla për fëmijët dhe dorëheqjen e ministres së Arsimit, Ogerta Manastirliu.
Burimi