
Vlorë / Një 81-vjeçar gjendet i pajetë në banesë, dyshohet se…
Një 81-vjeçar është gjetur i pajetë ditën e sotme në banesën e tij në Novoselë. Dyshohet se i moshuari ka ndërruar jetë prej disa ditësh për shkaqe natyrale.
Nga kqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune. Blutë po punojnë për sqariminin e rrethanave të ngjarjes
Njoftim:
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, më datë 15.03.2025, rreth orës 13:30, në fshatin Fitore, Novoselë, është gjetur i pajetë në banesën e tij shtetasi H. T., 81 vjeç. Nga të dhënat e para dyshohet se 81-vjeçari ka ndërruar jetë prej disa ditësh për shkaqe natyrale.
Nga këqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune, trupi do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjeko-ligjore për përcaktimin e saktë të shkakut dhe kohës së vdekjes.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Burimi