Vllaznia-Tirana/ Tifozët hedhin lëndë piroteknike në fushë dhe u përplasen me policinë, 5 të arrestuar

Vllaznia-Tirana/ Tifozët hedhin lëndë piroteknike në fushë dhe u përplasen me policinë, 5 të arrestuar

Pesë tifozë janë shoqëruar në komisariat pas përplasjeve me policinë në ndeshjen Vllaznia- Tirana në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër.
Rreth orës 20:30 në stadiumin “Loro Boriçi”, Shkodër, ku zhvillohej ndeshja e futbollit e kategorisë superiore ndërmjet ekipeve “Vllaznia- Tirana”, pas shënimit të golit, tifozët e ekipit të Tiranës, hodhën në fushë lëndë piroteknike.
Shërbimet e Policisë ndërhynë menjëherë duke identifikuar personat që hodhën lëndët piroteknike në fushë.
Në momentin që shërbimet e Policisë do shoqëronin personat e dyshuar, janë kundërshtuar me dhunë nga disa tifozë.
Policia ka shoqëruar pesë personat, për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente