VIDEO/ Thirret në SPAK kryebashkiaku i Matit – Denoncimet ndaj Agron Malajt
Kryebashkiaku i Matit, Agron Malaj është thirrur në Prokurorinë e Posaçme. Agron Malaj ka mbërritur në ambientet e SPAK paraditen e kësaj të premteje i vetëm. Në video shihet momenti teksa ai largohet me vrap nga godina e Prokurorisë së Posaçme për shkak të reshjeve të dendura të shiut.
Ende nuk dihet se pse është thirr në SPAK Malaj megjithatë denoncimet publike dhe kallëzimet në Prokurorinë e Posaçme për të nuk kanë munguar.
Vitin e kaluar, banorët e fshatit Martanesh e paditën në Prokurorinë e Posaçme kryebashkiakun duke e akuzuar se po u rrëmben ujin nëpërmjet një kompanie të angazhuar në HEC-et në zonë në pronësi të vëllait të tij, e që sipas tyre, ka vepruar në paligjshmëri.
Nga ana tjetër, PD ka kërkuar publikisht hetime për Malajn nga Prokuroria e Posaçme. Opozita ka akuzuar se përmes të vëllait, ai zotëron disa kompani të cilat marrin tendera nga bashkitë e vendit, madje edhe nga Bashkia Mat e drejtuar nga vetë Agron Malaj.
Disa muaj më parë, edhe PD e ka kallëzuar Malajn në SPAK së bashkua me kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj për korrupsion dhe përfitim të paligjshëm të tenderave.
Vëllai Malajt rezulton edhe bashkëpronar i hotelit luksoz në Dhërmi “La Brisa”, biznes në të cilin opozita ka denoncuar se janë pastruar paratë e përfituara nga drejtorët e arrestuar të Veliajt për aferën e njohur si “5D”.
Raportimet mediatike për tendera të dyshimtë të dhënë nga Bashkia Mat kanë qenë gjithashtu periodike në raportimet mediatike.
Burimi