(VIDEO) Si e festoi modelja shqiptare dopietën e Merih Demiral
Merih Demiral është emri më i lakuar në Turqi. Mbrojtësi shënoi dy gola që i dhanë fitoren 2-1 kundër Austrisë dhe kalimin në çerekfinalet e Euro 2024. Në stadium mbrojtësi nuk ishte i vetëm.
Në tribunë s’kishte se si të mungonte përkrahja e bashkëshortes së tij, modeles së njohur shqiptare, Heidi Lushtaku. Ajo ka festuar me plot emocion dopietën e Demiral, bashkë me djalin e tyre.
Merih Demiral, Heidi Lushtaku pic.twitter.com/6QlxQQlBH2
— News video (@Newsvideo13) July 3, 2024
Demiral në festën e golave ka bërë edhe simbole ultra-nacionaliste të ekstremit të djathtë turk, teksa kërkohet dënimi i tij. Ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser, ka reaguar për festimin e golit të mbrojtësit turk Merih Demiral kundër Austrisë.
Simbolet e ekstremistëve të djathtë turq nuk kanë vend në stadiumet tona. Ne presim që UEFA të hetojë këtë çështje dhe ta ndëshkojë atë”, citohet të ketë thënë Nancy Faeser për Reuters.
“Përdorimi i Kampionatit Evropian si një platformë për racizmin është plotësisht i papranueshëm. Ne presim që UEFA të hetojë rastin dhe të marrë në konsideratë sanksionet,” shtoi ajo.
gijotina.com/
Burimi