
(VIDEO) Salianji nga burgu: Mbështes çdo formë proteste të kolegëve
👁1209
Ervin Salianji ka reaguar sërish nga qelia, duke mbështetur plotësisht formën e protestës që kolegët e tij të Grupit Parlamentar të PD ndoqën sot në Parlament.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Salianji shkruan se “Edi Rama i ka hapur luftë opozitës me burgosje politike”.
Përgjigjen- thotë Salianji- do ta marrin nga shqiptarët.
“Mbështes plotësisht çdo formë proteste të kolegëve të grupit parlamentar. Edi Rama i ka hapur luftë opozitës me burgosje politike! Përgjigjen do ta marr nga shqiptarët”, shkruan ish deputeti i PD.
gijotina.com/
Burimi